“Skandali i Mu**” në Vetëvendosje, cila është lidhja mes Aida Dërgutit e Xhavit Halitit?

Aktuale

“Skandali i Mu**” në Vetëvendosje, cila është lidhja mes Aida Dërgutit e Xhavit Halitit?

Nga: B.S Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 21:10
Xhavit Haliti shihet shumë miqësorë me Aida Dërgutin

Në Lëvizjen Vetëvendosje, ditëve të fundit ka shpërthyer një skandal. Deputetja e kësaj partie, njëherit edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka fyer rënd ish liderin e Vetëvendosjes, deputetin  Albin Kurtin.

Në një bisedë në viber të një grupi të caktuar të deputetëve të VV-së, Dërguti i është drejtuar Kurtit me një term fyes, duke e quajtur Albinin, “mut”. Pjesë e bisedës së këtij grupi është edhe deputeti i ri i VV-së, Dukagjin Gorani, i cili kohë më parë ka qenë këshilltar i Hashim Thaçit.

Por, cila është lidhja e Aida Dërgutit me Xhavit Halitin, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, Aida Dërguti shihet shumë miqësore dhe shumë e afërt me Xhavit Halitin.

E për lidhjen mes Dërgutit dhe Halitit, një shqetësim e ka ngritur edhe një grup aktivistësh të Vetëvendosjes, të cilët menaxhojnë faqen “Lëvizja panshqiptare”.

 “Asgja me randsi, veq nji #Selfie me Kryekoken e #KrimitEnKosove! Aida, mrrrrsh!”, thuhet në postimin në faqen e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat