Ymerit i kërkohet shkarkimi i Dërgutit nga Lëvizja Vetëvendosje

Aktuale

Ymerit i kërkohet shkarkimi i Dërgutit nga Lëvizja Vetëvendosje

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 22:41
Albin Kurti dhe Aida Dërguti

Dalja në publik e një komunikimi mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në platformën Viber, ka ngjallur debat dhe reagime mes figurave më të larta të partisë.

Të premten u publikua në medie biseda e brendshme mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën deputetja Aida Dërguti e quajti “m**” deputetin Albin Kurtin.

Qysh nga publikimi i bisedës kanë filluar të reagojnë disa degë dhe nendegë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ato u janë drejtuar kryetarit Visar Ymeri duke i kërkuar që të shkarkojë Aida Dërgutin nga të gjitha funksionet e saj brenda Lëvizës.

Njëra prej këtyre nëndegëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë kërkuar shkarkimin e Dërgutit, është edhe nëndega e Medresesë në Prishtinë. Kjo pikë e LVV-së është shprehur e shqetësuar nga fjalori i deputetes Dërguti,.

“Kryesia e pikës Medrese është e shqetësuar me fjalorin e përdorur të deputetes Aida Dërguti ndaj Albin Kurtit. Ne mendojmë se nuk mjafton vetëm kërkim falja e Aida Dërgutit ndaj fjalorit të përdorur, por duhet të jep dorëheqje nga të gjitha funksionet që ka në Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në mesazhin e përfaqësuesve të kësaj nëndege të LVV-së, për kryetarin Ymeri, të cilin e ka siguruar media.

Por, jo vetëm kjo nëndegë e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e Dërgutit nga funksionet brenda partisë.

Edhe disa nëndegë të tjera të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë kërkuar Ymerit shkarkimin e deputetes nga Vushtrria. Insajderi ka siguruar komunikimet mes përfaqësuesve të këtyre nëndegëve me shtabin kryesor të Lëvizjes në Prishtinë.

Këto janë kërkesat e disa prej nëndegëve të LVV-së për kryetarin Ymeri:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat