Kosova përfiton nga dhe Gjermania rreth 13 milionë euro

Aktuale

Kosova përfiton nga dhe Gjermania rreth 13 milionë euro

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Sot në Ministrinë e Financave do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017.

Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt, ka vlerën totale prej 12 milionë e 950 mijë euro.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave bëhet e ditur se pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë prononcim për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat