Muhaxheri: Vetëvendosje është e ndarë në tre grupe

Aktuale

Muhaxheri: Vetëvendosje është e ndarë në tre grupe

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 08:20
Arton Muhaxheri

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Arton Muhaxheri, ka komentuar për skandalin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Vetëvendosje, problemi është i përmasave të riparueshme.

Ai ka thënë se VV është e ndarë në tre grupe: ata që janë me Albin Kurtin, ata me Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqaj si dhe grupi tjetër që, sipas tij, nuk ka guxim të pozicionohet, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij t plotë:

Ne VV problemi eshte i permasave të pa riparueshme, e vetmja dilemë është kush me kë po bëhet dhe ne kete faze kemi tri grupe njerëzish; ata qe kanë marre ane nga Albini, ata qe kanë marre ane nga Shpendi dhe Molliqaj si dhe ata qe nuk kane guxim te pozicionohen.
Grupin e atyre te pa pozicionuar ne perqindje te madhe e kontrollon Dardan Molliqaj, sepse shume nga ata i ka punesuar ose ka material per ti shantazhuar.

Ajo qe dihet sigurte eshte se fundi nuk do te jete i lumtur./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat