Avni Zogiani flet për zhvillimet e fundit brenda Vetëvendosjes

Aktuale

Avni Zogiani flet për zhvillimet e fundit brenda Vetëvendosjes

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:28
Avni Zogiani

Avni Zogiani nga Vetëvendosje ka folur për zhvillimet e fundit në këtë parti, pas publikimit të disa mesazheve me përmbajtje fyese të deputetes Aida Durguti ndaj Albin Kurtit.

Ai ka thënë se kjo çështje ka eksploduar jashtë normave nëpër rrjetet sociale, gjë që sipas tij situata nuk është aq eksplozive brenda partisë.

‘’Diskutime të ngjashme, jo të njëjta ka pasur në Vetëvendosje gjithmonë. Bile edhe kur pata hy unë në 2012, ka pasur debate nëpër forume të partisë për atë se si duhet të çaset VV në raport me gjithë situatën në Kosovë. Ky diskutm ka vazhdu dhe ndonjëherë është përkeqësu për shkak të ambicieve që janë normale të njerëzve në këtë subjekt’’, ka thënë ai në ‘Urban të Rrokumit.

Zogiani këtë situatë të krijuar e quan tërësisht normale për një subjekt politik që rritet për një kohë të shkurtër, siç është Vetëvendosja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat