Profesori universitar: Alarmi për Qeverinë aktuale, po ndizet

Aktuale

Profesori universitar: Alarmi për Qeverinë aktuale, po ndizet

Nga: H.O. Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 12:51
Fadil Maloku

Profesori dhe sociologu Fadil Maloku duke komentuar një deklaratë të  diplomatit austriak, Petritsch ka thënë se Kosovën po e presin standard të ashpra të BE-së.

Ai ka përmendur edhe disa arsye për këto kritere të ashpra.

Postimi i plotë:

Petritsch: “Kosova është thellësisht e ndarë. Është një shtet i dobët pranë kolapsit – krahasuar me Serbinë që është zhvilluar fuqishëm ekonomikisht, por edhe në fusha të tjera”.

1. Kosovën si shtet me demokraci te brishte po e presin standardet dhe kriteret edhe më të ashpra te BE-se.

2. Këto kritere shtese, po bëhen problematike edhe nga shkaku se: çështjet e ngritura (demarkacioni, e sidomos asociacioni) po insistohet të ndërtohen në kushte dhe rrethana tejet te pafavorshme rajonale, kontinentale e globale.

3. Zgjidhja e vetme, është konsensusi kombëtar...qeveri, opozitë, shoqëri civile, akademi, intelektual, medie etj. Ndryshe, hapen te gjitha opsionet: ndarja, bashkimi, etj.../BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat