Çfarë thotë Aida Dërguti për fyerjen që e përdori ndaj Albin Kurtit

Aktuale

Çfarë thotë Aida Dërguti për fyerjen që e përdori ndaj Albin Kurtit

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:12
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e cila i bë temë mediale këto ditë, ka zgjedhë të flasë rreth fyerjes që ia kishte bërë deputetit tjetër të kësaj partie, Albin Kurti.

“Unë e di që shprehja ime ka nxitur reagime e shqetësime për natyrën e problemeve në Lëvizje. Por, shprehja ime (e papranueshme gjithsesi) duhet vënë përballë një fushate sistematike të shpifjeve, linçimeve e etiketimeve që ka ndodhur tash 1 vit”,a shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka folur edhe për fushatën linçuese ndaj saj dhe instrumentalizimi i njerëzve.

“Po, brenda nesh ka dallime. Ky problem që në dukje të parë duket si inati personal, në fakt është dallim politik dhe ideologjik. Jo dallim karshi qëllimeve të shprehura në Program, por sidomos dallim karshi metodës. E dallimi në metodë është dallim politik pastaj. Nuk mund të arrish përmes rrugëve e metodave të ndryshme tek qëllimi i njëjtë. Metoda e fisnikëron ose e korrupton qëllimin. Ta zemë, probleme të patejkalueshme për mua janë sulmet e organizuara linçuese, dhe instrumentalizimi i njerëzve. Asnjë qëllim madhor nuk e arsyeton instrumentalizimin”, ka shkruar ndër tjera ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat