Zyrtari i LDK-së: Keqpërdorimet e AAK-së maltretojnë qytetarët të dalin sërish në zgjedhje

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Keqpërdorimet e AAK-së maltretojnë qytetarët të dalin sërish në zgjedhje

H.O. Nga H.O. Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 16:41
Gani Dreshaj/ Haki Rugova

Nga sot ka nisur fushata zgjedhore për komunën e Istogut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar këtë komunë në rivotim ndërmjet kandidatit të LDK-së, Haki Rugova dhe atij të AAK-së, Gani Dreshaj.

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të mos votohen keqpërdoruesit. Madje sipas tij, për shkak të keqpërdorimeve të AAK-së, qytetarët e Istogut maltretohen të dalin sërish në zgjedhje.

Postimi i plotë:

MOS VOTONI KEQPËRDORUESIT!

KQZ njofton se numri i votuesve nga jashtë Kosovës për komunën e Istogut këtë herë është vetëm 85, krahasuar me 1356 sa ishin herën e kaluar. Fatkeqësia e gjithë kësaj është se, për shkak të keqpërdorimeve nga ana e AAK-së, qytetarët e Istogut duhet të maltretohen edhe një herë për të dalë në zgjedhje, por të cilat gjithsesi se prapë do ti fitoi partia e Ibrahim Rugovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat