Zyrtari i LDK-së: Në Vetëvendosje ka anarkistë, marksistë-leninistë, titistë, ish pjesëtarë të LPK, PDK, AAK, FER...

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Në Vetëvendosje ka anarkistë, marksistë-leninistë, titistë, ish pjesëtarë të LPK, PDK, AAK, FER...

H.O. Nga H.O. Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 19:18
Vetëvendosje

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka komentuar përqarjet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se aty janë grumbulluar njerëz pa asnjë lloj kriteri.

Gecaj ka thënë se në mesin e tyre ka anarkistë, marksistë-leninistë, titistë, ish pjesëtarë të LPK, PDK, AAK, FER, Shoqërisë Civile, (b)analistë,...etj.

Postimi i plotë:

Mish-Mashi i LVV-së!

Grumbullimi i anëtarësisë pa asnjë lloj kriteri a parimi, si të ishte rëre që hidhet me lopatë në makinën e betonit, ka qenë e pashmangshme të shpërthejë një ditë...siç thotë populli, nuk përzihet “shapi e sheqeri”...vetëm shihni se çfarë ka në mesin e tyre: anarkistë, marksistë-leninistë, titistë, ish pjesëtarë të LPK, PDK, AAK, FER, Shoqërisë Civile, (b)analistë,...etj. etj...pra, në radhët e tyre ka hyrë bash kush ka dashtë, e posaçërisht të dështuarit në partitë a lëvizjet tjera! Tani na del se këta nuk paskan kapacitete as të “anarkistëve” e as të “brigadave të kuqe”, por se janë të zotët vetëm në mashtrim e propagandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat