Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu ofrojnë dorëheqje nga Kryesia

Aktuale

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu ofrojnë dorëheqje nga Kryesia

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:44
Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu

Shpend Ahmeti pohoi më herët para mediave se në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes po mbahen diskutime normale, mirëpo duket se vetë ai dhe Dardan Sejdiu kanë ofruar dorëheqjet nga Kryesia pas ngjarjeve të fundit.

Media ka kuptuar nga burime të veta se Ahmeti e Sejdiu dhe të tjerë anëtarë, kanë ofruar dorëheqjet nga Kryesia, si dhe kanë kërkuar që të mos kandidohen më si anëtarë kryesie.

“Edhe Shpendi, edhe Dardani, edhe plot te tjerë i kanë ofruar dorëheqjet e veta nga Kryesia. Madje, që të gjithë, kanë kërkuar të mos kandidohen më për Kryesi”, thotë një burim brenda VV-së.

Mbledhja e Kryesisë së VV-së po mbahet pasi që u kuptua edhe publikisht për fërkimet brenda VV-së. Deputetët e zyrtarët e lartë të partisë janë ndarë në dy tabore. E gjithë kjo u kuptua pas rrjedhjes së disa shkëmbimeve të mesazheve mes Qendrës së VV-së në Tiranë dhe kryetarit të VV-së, Visar Ymeri.

Më pas, në media doli edhe fyerja që deputetja Aida Dërguti i kishte bërë Albin Kurtit në grupin e përbashkët të komunikimit të anëtarëve të Kryesisë.

Tashmë, dorëheqje nga Kryesia dhe pozita e kryetarit të Qendrës në Vushtrri, ka dhënë Aida Dërguti, derisa u kuptua se dorëheqje nga Kryesia kanë dhënë më herët edhe deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat