Ymeri ka një kërkesë për aktivistët e VV-së dhe gjuhën në rrjete sociale

Aktuale

Ymeri ka një kërkesë për aktivistët e VV-së dhe gjuhën në rrjete sociale

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 21:02
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka bërë një kërkesë specifike ndaj aktivistëve të partisë, të cilët pas plasjes së skandalit të së premtes, ku Aida Dërguti e fyen ish-kryetarin e partisë, Albin Kurti.

Teksa ka konfirmuar dorëheqjen e Aida Dërgutit, Ymeri ka thënë se kryesia ka diskutuar edhe për diskutimet në rrjete sociale, ku Dërguti është fyer në mënyra të ndryshme nga aktivistë, mbështetës të Albin Kurtit.

“Kryesia një zëri e dënon dhe e quan të papranueshme gjuhën e përdorur karshi, veçanërisht ndaj figurave të lëvizjes Vetëvendosje nëpër rrjete sociale, dhe kërkon nga të gjithë aktivistët dhe anëtarësia e Lëvizjes që ta ndalë këtë mënyrë të të shkruarit dhe përdorimin e kësaj gjuhe kundër ose ndaj figurave të Lëvizjes”, ka thënë Ymeri.

Aida Dërguti u ballafaqua me një gjuhë të ashpër dhe fyese nga një pjesë e madhe e aktivistëve dhe përkrahësve të Lëvizjes teksa gjuhë e tillë është përdorur edhe në bisedat dhe komentet në rrjete sociale nga dy grupe të ndryshme, ku ka qenë i përfshirë edhe Dardan Molliqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat