"A je me Albinin?" - Ahmeti i paqartë, komentuesit i kërkojnë të përcaktohet

Aktuale

"A je me Albinin?" - Ahmeti i paqartë, komentuesit i kërkojnë të përcaktohet

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 07:36
Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti

“Vetëvendosje!”, ka shkruar Shpend Ahmeti pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, me vetëm një fjalë të shkruar, kryetari i Prishtinës ka lënë paqartësi rreth situatës së fundit të krijuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Komentuesit në Facebook i kanë kërkuar atij të përcaktohet “nëse është me Albin Kurtin”.

” Tash qysh po met. Me kan je ti – VV me Albinin, VV me Shpendin”, i ka thënë një komentues, SHpend Ahmetit.

Ndërkaq, një komentues tjetër e pyet: “A me Aiden a me Albinin Shpend Ahmeti?”.

Ahmeti nuk është deklaruar ende për ofendimin që Aida Dërguti i ka bërë Albin Kurtit në një komunikim me anëtarët e tjerë të partisë në platformën Viber. /Insajderi.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat