"Haradinaj po e hedh topin tek Kuvendi për demarkacionin"

Aktuale

"Haradinaj po e hedh topin tek Kuvendi për demarkacionin"

Nga: Bota sot Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:25
Ramush Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka pyetur se cili nga kryeministrat është më i ngratë në lidhje me demarkacionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kur po thuhet se demarkacioni nuk i ka votat në Kuvend, Haradinaj e hedh topin tek Kuvendi, duke tentuar që t’i ‘lajë duart’ nga premtimet, të cilat i ka bërë për post, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

CILI KRYEMINISTËR NA QENKA “I NGRATË”?

“Demarkacioni nuk procedohet pa u siguruar votat”, shkruajnë sot mediat. Tani, cili kryeministër na del “i ngratë” në këtë mes? Kryeministri Mustafa, i cili nënshkruan atë që beson dhe i cili merret vetë me problemet qeverisëse! Apo Kryeministri Haradinaj, i cili “habitet” dhe nënshkruan marrëveshje për të cilën beson se Kosovës i humbë territor, dhe i cili, si i “ngratë” që është dhe nga papërgjegjësia prej lideri, e hedh topin në fushën e tjetrit (Kuvendit), duke tentuar që kështu ti “lajë duart” nga premtimet, për të cilat tanimë është bërë e qartë se ishin bërë vetëm sa për të grabitë pushtetin, dhe atë nën ombrellën e një dhune deri tani të paparë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat