Zoran Zaev flet për rastin “Kumanova”: Do të ketë hetim ndërkombëtar!

Aktuale

Zoran Zaev flet për rastin “Kumanova”: Do të ketë hetim ndërkombëtar!

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:51
Zoran Zaev

Përgjatë vizitës që po realizon kryeministri maqedon në Prishtinë, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj i janë drejtuar medieve.

Me këtë rast ndër çështje të shumta që ka shtjelluar ai ka përmendur edhe rastin ‘Kumanova’.

Zaev ka cilësuar se ky rast është një çështje e brendshme.

“Duhet të dihet e vërteta. Kjo është në interes të dy shteteve. Është çështje e ndjeshme, aty pati vrasje. Do të ketë hetim ndërkombëtar në mënyrë që të arrihet e vërteta”, ka shtuar Zaev.

Duhet përkujtuar që rasti Kumanova është një ndër çështjet më të rëndëisishme në Maqedoni, sa i përket sistemit të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat