“Të dorëhiqet Kryeprokurori Lumezi”

Aktuale

“Të dorëhiqet Kryeprokurori Lumezi”

Nga: A.S Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 11:34
Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi

Pas publikimit të “Pronto 3”, analisti politik, Nexhat Haziri kërkon që të shkarkohet kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, pasi që ai përmendet në bisedën e Adem Grabovcit me Kadri Veselin.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Haziri thotë publikimi i kësaj bisede tregon se Lumezi është njëri i afërt me PDK-në.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Të dorëhiqet Kryeprokurori Lumezi

Pas publikimeve tw përgjimeve te reja te Klanit "PRONTO" te cilat zbulojne afersine e kryeprokurorit te shtetit me PDK-ne,bejn qe Aleksander Lumezi te mos jete me nje njeri i denjet dhe i besuar per te qene kryeprokuror i Kosoves.Doreheqja apo largimi i tij nga kjo detyre do te shenonte hapin e pare te rendesishem per c'kapjen e sistemit te drejtesise nga klani mafioz "PRONTO"(n.h)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat