"Haradinaj nuk i nguci sot serbët, ka frikë se mbetet pa vota"

Aktuale

"Haradinaj nuk i nguci sot serbët, ka frikë se mbetet pa vota"

H.O. Nga H.O. Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 17:16
Ilustrim i publikuar nga Bajram Gecaj

Ish këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj në një postim në Facebook ka komentuar betimin e komunave me shumicë serbe.

Gecaj ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk i ‘nguci’ përfaqësuesit e këtyre komunave, nga frika se e lënë koalicionin qeverisës pa vota.

Postimi i plotë:

Lista Serbe - Shpirti i PAN-it!

Komunat me shumicë Serbe u betuan sot në ora 12:44 (simbolizmi i Rezolutës së OKB-së). Simbolizëm ky mjaft provokues për institucionet e Republikës së pavarur të Kosovës!

Megjithatë, Kryeministri nuk i nguci fare, nga frika se mos ja lënë PAN-in pa shpirt (vota)!????/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat