Gorani zbulon detaje nga mbledhja e VV: Kjo është e vërteta për kërkesën e Molliqajt për moskandidimin e Kurtit

Aktuale

Gorani zbulon detaje nga mbledhja e VV: Kjo është e vërteta për kërkesën e Molliqajt për moskandidimin e Kurtit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 17:53
Gorani, Molliqaj, Ymeri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani në një prononcim ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth kërkesës që kinse Molliqaj ka bërë dje në mbledhjen e kryesisë së Vetëvendosje, që Albin Kurti mos të garojë për kryetar të VV-së.

Gorani tha se nuk dëshiron të komentoj asgjë, mirëpo pas insistimit për të folur rreth kërkesës që është raportuar në media se Molliqaj ka kërkuar që Kurti të mos kandidojë për kryetar të Lëvizjes, deputeti i VV-së tha se ai nuk ka dëgjuar për një kërkesë të tillë.Sipas tij në media po raportohet gjithçka dhe se ata nuk mund t’i thonë secilit medium që të mos raportojnë të pa vërteta.

“Nuk jam i interesuar dhe nuk dua të komentoj asgjë. Absolutisht jo dhe unë nuk e di që ka pasur kërkesë. Në media tash po raportojnë gjithçka e ne nuk po mundemi secilin medium që mos me raportu të pa vërteta, kështu që ne nuk kemi çka t’i bëjmë”, ka deklaruar Gorani.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se deputeti Dardan Molliqaj ka kërkuar nga Albin Kurti që më të mos kandidoj për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkohë, mbledhja e VV-së ka zgjatur më shumë se 7 orë, ku ndër të tjera u tha se kjo parti është unike.Kjo mbledhje u mbajt për shkak se Aida Dërguti në një komunikim në Viber e kishte ofenduar themeluesin dhe njëherit deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.Dërguti dje ka dhënë dorëheqje nga postet brenda VV-së.Pas më shumë se 7 orë, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka mohuar se Vetëvendosje do të përçahet pas këtij ofendimi që Dërguti i bëri Kurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat