Deputeti i Vetëvendosjes: Kujt po ia kërkon LDK-ja rrëzimin e Qeverisë?

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes: Kujt po ia kërkon LDK-ja rrëzimin e Qeverisë?

H.Orana Nga H.Orana Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:58
Qeveria Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti gjatë një konferencë për media, ka thënë sot se Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara.  Ai tha më tutje se kjo qeveri nuk mund të marrë vendime pa qenë prezentë edhe opozita në Kuvend.

Image
Rexhep Selimi

“Nëse ia len edhe një mijë ditë Qeverisë Haradinaj, gjendja do të jetë e njëjtë. Unë besoj shumë që është çështje javës, mos të them muajsh që Qeveria Haradinaj do të bie vetë. Nuk ka konsistencë brenda koalicionit qeveritar, asnjë reformë substanciale nuk mund të shkojë përpara, as një ligj më i thjeshti nuk mund të shkoj përpara dhe të aprovohet në Kuvend pa marrë miratimin e Listës Serbe. Edhe pastaj pa prezencën e opozitës. Dhe prandaj jam i bindur se ditët dhe javët janë të numëruara për këtë Qeveri”, ka thënë Hoti.

Por derisa LDK-ja po kërkon rrëzimin e Qeverisë, duket se edhe Vetëvendosja nuk është e pajtimit për këtë kërkesë, madje ka kritika për LDK-në. Të paktën kështu është shprehur për “Bota sot” deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“LDK-ja po kërkon që të rrëzohet Qeveria por nuk po e di nga kush po kërkon! LDK-ja duket se kur ishte pushteti nuk ia arriti të qeveriste e tash në opozitë nuk është mësuar ende me opozitë-bërjen. Nuk rrëzohet qeveria duke e kërkuar por duke vepruar”, thotë deputeti Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat