Pacolli uron popullin kenian me rastin e 54 vjetorit të pavarësisë

Aktuale

Pacolli uron popullin kenian me rastin e 54 vjetorit të pavarësisë

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 22:22
Behgjet Pacolli

Me rastin e 54 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kenias, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka uruar popullin kenian dhe homologen e tij nga ky shtet, ministren e Jashtme, Amina Mohamed.

“Në emër të Presidentit Thaçi dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, dëshirojë t’ju përcjellë urimet më të sinqerta Juve dhe popullit Tuaj, përderisa Ju shënoni 54 vjetorin e Pavarësisë së kombit Tuaj më 12 Dhjetor, 2017.

Le të shërbejë Dita e Jamhuri-it dhe përvjetori ynë jubilar i dhjetë vjerorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës si një pikënisje për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve”, ka thënë ministri i Jashtëm Pacolli në urimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat