Ish-kryetarja e komunës së Preshevës: Si u shkarkova me urdhër të Vuçiçit

Aktuale

Ish-kryetarja e komunës së Preshevës: Si u shkarkova me urdhër të Vuçiçit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 23:17
Ardita Sinani

Për rreth gjashtë muaj Ardita Sinani udhëhoqi Komunën e Preshevës, ndërsa thotë se vendimi për shkarkimin nga ky post u bë me direktiva të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic.

Në emisionin “Fakt Plus”, komisionin që mori vendim për shkarkimin e saj, Ardita Sinani e quan si komision të dhunshëm. Madje, shkak për këtë vendim shprehet se është lufta që ajo ka bërë për ndalimin e korrupsionit në këtë komunë. Ardita Sinani akuzon disa parti shqiptare se janë të lidhura ngushtë, financiarisht, me persona të afërm të Vucicit.

“Ata nuk kanë interes që të punojnë për të mirën e shqiptarëve të asaj ane”, thotë Sinani.

Pas vendimit për shkarkimin e saj, Serbia ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për ne Preshevë në datën 24 dhjetor. Në këto zgjedhje Ardita Sinani prapë do garojë për kreun e komunës, nga radhët e partisë për Veprim Politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat