Vjen reagimi i radhës nga Boiken Abazi, kjo është kërkesa e tij

Aktuale

Vjen reagimi i radhës nga Boiken Abazi, kjo është kërkesa e tij

Nga: B.S Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 23:56
Boiken Abazi

Boiken Abazi, aktivist i VV-së, përmes një postimi në facebook,  ka shkruar se sa më shpejt duhet të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

"Shpifjet e sotme nëpër portalet e regjimit nuk mund ta heshtin e as ta ndalin kërkesën e drejtë që kanë shprehur sot shumica e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës. Mbledhja e fundit e këtij Këshilli është mbajtur më 20 gusht 2017, dhe me Statut këto mbledhje duhen mbajtur së paku një herë në tre muaj. Kjo mbledhje nuk mund të shtyhet më tej!", ka shkruar Abazi, përcjellë "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat