Bekim Jashari kompleton kabinetin, ky do të jetë “krahu i djathtë” i tij

Aktuale

Bekim Jashari kompleton kabinetin, ky do të jetë “krahu i djathtë” i tij

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:11
Bekim Jashari

Ish kryetari, Sami Lushtaku i cili qeverisi për tri mandate Skenderajin, të hënën dorëzoi zyrtarisht postin e tij, Bekim Jasharit, tani kryetar i ri.

Ndonëse, Sami Lushtaku nuk është më pjesë e komunës, kushëriri i tij, Nuredin, zyrtarisht është emëruar në një pozitë.

Ai do të jetë nënkryetar i komunës në mandatin 4-vjeçar të qeverisjes së Jasharit.

“Po është e vërtetë, unë jam emëruar nënkryetar i komunës së Skenderajt” ka thënë ai shkurt.

Partia Demokratike e Kosovës me Sami Lushtakun ka udhëhequr për tri mandate këtë komunë e cila është konsideruar si bastion i kësaj partie.

Mirëpo, në zgjedhjet lokale të këtij viti, PDK hoqi dorë nga kandidatura për kryetar, duke i dhënë mbështetje, kandidatit të pavarur nga familja Jashari, Bekim Jasharit.

Ky i fundit gjatë betimit të hënën tha se qeverisja e tij do të jetë e bazuar në llogaridhënie dhe transparencë, për të mirën e qytetarëve të Skenderajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat