Kurteshi i reagon ashpër Lutfi Hazirit: Nuk merremi me ty, sepse je i...

Aktuale

Kurteshi i reagon ashpër Lutfi Hazirit: Nuk merremi me ty, sepse je i...

Nga: Bota Sot Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:40
Ismajl Kurteshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi, i ka reaguar kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, i cili mbrëmë ka komentuar për përçarjen e fundit në VV.

Haziri ka thënë se shpreson që Albin Kurti të dalë sa më shpejt nga burgu dhe të tregojë të vërtetën e madhe.

Por, deputeti i VV-së, i është kundërpërgjigjur ashpër Hazirit, duke e quajtur provokim deklaratën e tij dhe atë të pafytyrë, përcjell Bota sot.

Kurteshi ka thënë se Haziri nuk meriton përgjigje ndaj provokimeve të tij.

Më poshtë postimi i plotë:

 ”Letër Lutfi Hazirit,

Pa qenë asnjëherë i provokuar, kohëve të fundit, ti Lute je marr shumë me Bacin, por Baci ka heshtur. Ti e ke lehtë të merresh me fytyrat tona sepse ne kemi fytyra, por ne nuk kemi si të merremi me atë që ti nuk e ke.

Besoj që tani e ke të qartë pse unë nuk i përgjigjem provokimeve tua të ulëta. Baci/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat