Gjyqtari Beqir Kalludra dënon me 500 euro gjobë avokatin e Halitit

Aktuale

Gjyqtari Beqir Kalludra dënon me 500 euro gjobë avokatin e Halitit

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:10
Beqir Kalludra

Gjyqtari Beqir Kalludra, në cilësinë e kryetarit të trupit gjykues në rastin e ish- 9inspektorëve të komunës së Prishtinës, ia shqiptoi një gjobë prej 500 euro avokatit Ramiz Krasniqi, i cili mbron të akuzuarin Ismet Haliti.

Vendimi për gjobë iu dha avokatit pas vërejtjes së trupit gjykues që të gjitha ankesat lidhur me mënyrën e udhëheqjes së trupit gjykues të bëhen në organet përkatëse.

Avokati Ramiz Krasniqi pati vërejtje për trupin gjykues gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarit Blerim Ibishi, duke pretenduar se trupi gjykues “po e shkel parimin akuzator” të procedurës penale.

“Trupi gjykues nuk ka të drejtë ta mbrojë aktakuzën, kur as prokurori i çështjes nuk ka pyetje për të akuzuarin”, tha avokati Ramiz Krasniqi, në vërejtje të tij. Mirëpo, gjyqtari Kalludra u përgjigj duke thënë se trupi gjykues ka për detyrë ta vërtetojë gjendjen faktike dhe vetëm këtë gjë po e bën.

Avokati Krasniqi shprehu shqetësim duke thënë se kjo situatë do të shkojë në dëm të të mbrojturit të tij.

Por gjyqtari Kalludra u përgjigj duke thënë se siguron të gjithë të akuzuarit se asnjë sjellje nuk do të ndikoj te ta dhe se në shumë raste “trupi gjykues mbron të drejtat e të akuzuarve më mirë se vet avokatët e tyre mbrojtës”, raporton kallxo.

Seanca e gjykimit ndaj ish-Inspektorëve të Komunës së Prishtinës është duke vazhduar dhe po dëgjohen të akuzuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat