Presidenti boshnjak tregon pse nuk po e njohin Kosovën

Aktuale

Presidenti boshnjak tregon pse nuk po e njohin Kosovën

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:27
Bakir Izetbegoviç

Presidenti i palës boshnjake Bakir Izetbegoviç ka thënë se nuk ka gatishmëri për çështjen e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur. Kjo njohje nuk mund të ndodhë derisa të ketë konsensus në Presidencën e Bosnjë Hercegovinës nga pala serbe.

"Asnjë gatishmëri nuk është vënë në dukje për çështjen e njohjes së Kosovës. Kjo njohje nuk mund të ndodhë derisa të ketë konsensus në Presidencën e Bosnjë Hercegovinës për një vendim të tillë", ka thënë ai.

Sipas tij, “asgjë nuk mund të ndodhë krejtësisht në mënyrë të rastësishme” dhe “disa politikanë serbë patjetër kanë nevojë për një armik, nëse ata nuk kanë, patjetër se ata do ta shpikin një të tillë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat