Asnjë subjekt politik nuk ka treguar transparencë për financat

Aktuale

Asnjë subjekt politik nuk ka treguar transparencë për financat

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:44
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike

(E plotësuar) - Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot ka mbajtur Panelin Diskutues me temë: “Sfidat e Financimit të Subjekteve Politike: Ku qëndron Kosova?”, i cili pati për qëllim të vë në pah mangësitë dhe sfidat kryesore në kuadër të sistemit të financimit të subjekteve politike, si dhe të diskutoj rreth kornizës ligjore që rregullon këtë fushë.

Kryetari i komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike Driton Selmanaj ka thënë se edhepse kuvendet në shumë vende të rajonit dhe të BE-së nuk janë autoritete që bëjë përzgjedhjen e auditorëve, Kuvendi i Kosovës nëpërmjet komisionit parlamentar ka hapur konkurs për përzgjedhjen auditorëve ve për auditimin e raporteve të subjekteve politike.

Mirëpo, sipas tij, përkushtimi i komisionit të cilin e drejton ai, është që t’i japin përgjigje të duhur kësaj tematike në mënyrë që mos të vazhdohet me këtë trend siç është vazhduar deri më sot.

Selmanaj: Zgjidhja më e mirë për auditimin e partive politike, mund të jetë KQZ

“Sipas mendimit tim personal mund të jetë ndoshta zgjidhja më e mirë që ta kemi tek Zyra e Regjistrimit të Partive Politike në KQZ, por normalisht duke i qartësuar normat ose dispozitat tek ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, që në fakt ti japim kompetenca edhe shtesë ose edhe për të rritë kapacitetet brenda kësaj Zyre që ta bëjë këtë. Nuk është një proces i lehtë , sepse po flasim për parti politike e që në fakt më pas kultura se si ata menaxhojnë paranë(publike)e këtij vendi dhe kultura se si e menaxhojnë edhe shpenzimin e tyre edhe në fushata elektorale po bartet më pas edhe në kulturën qeverisës të vendit”, ka thënë Selmanaj.

Miradije Mavriqi nga KQZ, ka thënë se nuk mund t’i akuzojnë partitë politike se nuk po i publikojnë raportet e shpenzimeve në KQZ.  Sipas saj ligji që rregullon këtë çështje është i komplikuar.

Mavriqi: Nuk mund ti akuzojmë partitë politike se nuk janë transparente

“Ne nuk mund ti akuzojmë partitë politike se nuk janë transparente në kooptimin se nuk kanë dorëzuar raportet, pra të gjitha i kanë dorëzuar raportet. I kanë dorëzuar raportet në afat ligjor për arsye se edhe ligji parash sanksione nëse nuk dorëzohet raporti në fat ligjor. Janë audituar raportet, nuk mund të themi se KQZ nuk ka audituar ndonjë raport. Janë audituar raportet që nga hyrja në fuqi e ligjit për zgjedhje si dhe ligjit për financimin e subjekteve politike, mirëpo me ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike në vitin 2013, kompetencat janë deleguar tek kuvendi i Kosovës”, ka theksuar Mavriqi.

Felix Rathje nga Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se është shqetësues fakti se   partitë politike në raportet financiare vjetore dhe në raportet e fushatave nuk  u janë nënshtruar auditimit

Sipas tij, Kosovës i duhet një model për përzgjedhjen e auditorëve, si dhe duhet të sigurohen procedurat për pavarësinë e atij organi për auditimin e financave partiake. 

Rathje: Sigurimi i transparencës dhe i llogaridhënies është çelësi në funksionimin demokratik

“BE-ja është angazhuar edhe me partitë politike, me shoqërinë civile dhe me institucione të ndryshme për këtë temë, sepse sigurimi i transparencës dhe i llogaridhënies është çelësi në funksionimin demokratik të sistemit politik. Fakti se partitë politike në raportet financiare vjetore dhe në raportet e fushatave nuk ju kanë nënshtruar auditimit dhe nuk janë bërë publike për katër vitet e kaluara, ku kjo ka paraqitur brengë të madhe dhe kjo është arseja pse shefja e BE-së Natalya Apostolova u angazhua fuqishëm për këtë çështje dhe do të vazhdojmë njësoj nëse ekziston nevoja”, ka deklaruar Rathje.

Arton Demhasaj nga ‘Çohu’  tha se  asnjë nga partitë poltike në Kosovë nuk e kanë  zbatuar ligjin në fuqi,  duke  mos i publikuar financat lidhur me zgjedhjet parlamentare të këtij viti,   ku nuk kanë treguar as prejardhjen e tyre për financimin e fushatës.

Ai ka shtuar se ka shumë biznese që i financojnë partitë në fushatë, dhe të njëjtat më pas shpërblehen me tenderë miliona eurosh. Sipas Demhasaj ekziston një lidhje shumë e  fortë ndërmjet partive politike dhe bizneseve.

Demhasaj: Në këtë vit janë mbajtur dy palë zgjedhje dhe akoma nuk e dimë se sa kanë shpenzuar partitë politike

“Në këtë vit patëm dy palë zgjedhje dhe akoma nuk e dimë se sa kanë shpenzuar partitë politike dhe mbi të gjithë nuk e dimë se nga janë marrë ato para. Ne si organizatë, në vazhdimësi kemi përcjellë financat e partive politike, në vazhdimësi kemi publikuar raportet e ndryshme që flet për natyrën se si partitë politike janë financuar dhe kjo ka dëshmuar dhe ka treguar që një pjesë të madhe të financave partitë politike e marrin nga bizneset, të cilat japin donacione të majme për partitë politike dhe pasi ato parti vijnë në pushtet, këtë e kthejnë mbrapa përmes procesit tenderimit, ku me miliona euro u janë dhënë atyre kompanive që kanë financuar fushatën partive të caktuara politike”, ka thënë Demhasaj.

***

Erëza Pula nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se asnjë parti politike nuk i ka publikuar raportet financiare, andaj ka këerkuar që me ligj të përfshihet publikimi i raporteve për financa në mënyrë që të ngritët transparenca.

Në raport me shpenzimet  tyre financiare, GSPJ mendon se ky ligj duhet të ndryshohet për të mundësuar që këto parime demokratike të zbatohen.

Pula ka thënë se deri më tani pothuajse asnjë nga subjektet politike nuk i ka publikuar raportet e të hyrave dhe shpenzimeve të tyre, duke keqpërdorur qëllimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike.

Subjektet politike duhet të publikojnë raportet e tyre financiare pavarësisht procesit të auditimit.

Së dyti në bazë të ligjit ekzistues, kuvendi i Kosovës është përgjegjës për të bërë përzgjedhjen e auditorëve që do të bëjnë auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike. Kjo kërkesë nuk është zbatuar për disa vite me radhë, duke rezultuar në mungesën e auditimit të subjekteve politike për katër vitet e fundit. /I. Shabani

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot ka mbajtur Panelin Diskutues me temë: “Sfidat e Financimit të Subjekteve Politike: Ku qëndron Kosova?”, i cili pati për qëllim të vë në pah mangësitë dhe sfidat kryesore në kuadër të sistemit të financimit të subjekteve politike, si dhe të diskutoj rreth kornizës ligjore që rregullon këtë fushë.

Duke pasur parasysh që Qeveria e Kosovës ka aprovuar koncept dokumentin për financimin e subjekteve politike të iniciuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ky Panel Diskutues pati për qëllim të diskutojë dhe analizojë modelet më efikase të procesit të auditimit të financave të subjekteve politike duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ato rajonale.

Për më tepër, në këtë diskutim kujdes të veçantë do t’i kushtohet transparencës, kontrollit të brendshëm, si dhe nevojës për një mekanizëm të pavarur të monitorimit të financimit të subjekteve politike.

 Erëza Pula nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se asnjë parti politike nuk i ka publikuar raportet financiare , andaj kërkojnë që me ligj të përfshihet publikimi i raporteve për financa në mënyrë që të ngritet transparenca.

Driton Selmanaj kryetar i Komisionit parlamentar për Mbikëqyrje Financiare ka thënë janë një fazë ku Qeveria e Kosovës ka draftuar një koncept dokument që ka kontradiktë.

“Cili është modaliteti më mirë? Modaliteti aktual nuk është më i miri. Zgjidhja më e mirë do të ishte tek ligji i zgjedhjeve të përgjithshme brenda KQZ.  Kultura se si e menaxhojnë paranë partitë, pastaj po menaxhojnë edhe me paranë publike në qeverisje. Kjo çështje dihet t’i kalojë një institucioni më të pavarur. Pajtohem me të gjithë se ka dyshime me shpenzimin e parave nëpër parti”, ka thënë Selmanaj.

 Miradije Mavriqi nga KQZ ka thënë se nuk mund t’i akuzojnë partitë politike se nuk po i publikojnë raportet e shpenzimeve në KQZ.

 “Ajo thënie se është shkel ligji, kjo nuk qëndron, sepse ligji ka qenë i komplikuar, pa dashur me i mbrojtur partitë politike”, ka thënë Mavriqi.

 Felix Rathje nga Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se sigurimi i transparencës dhe llogaridhënies për shpenzimin e parasë së partive politike, është çelës i proceseve demokratike.

Sipas tij, Kosovës i duhet një model për përzgjedhjen e auditorëve duhet të sigurohen procedurat e për pavarësinë e atij organi për auditimin e financave partiake.

 Ai ka shtuar se ligji aktual është e vërtetë se paraqet sfida.

Arton Demhasaj nga Çohu ka thënë se në këtë vit ka pasur dy palë zgjedhje dhe nuk  dihet se nga i kanë marrë parat partitë politike. Ai ka shtuar se ka shumë biznese që i financojnë partitë në fushatë, mandej ato po vazhdojnë të shpërblehen me tenderë miliona eurosh.

Sipas tij ka një lidhje të pa kompromis dhe aq të fortë ndërmjet partive politike dhe bizneseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat