Diskutojnë për sigurinë rrugore

Aktuale

Diskutojnë për sigurinë rrugore

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:07
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot në takim drejtorin e Divizioni të Komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, kolonel Sheremet Ahmeti, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet PK-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ku të dy këto institucione kanë rol të rëndësishëm.

Lekaj tha se ministria që ai drejton është e përkushtuar për të punuar në ngritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës në funksion të sigurisë rrugore.

Ndërsa, Ahmeti ka shprehur gatishmërinë që bashkërisht të punojnë në ngritjen e sigurisë në trafik, për të gjithë qytetarët e vendit.

“Po përmend këtu disa fusha ku na nevojitet ndihma juaj, si sinjalizimi në rrugë dhe rreth punimeve në akset rrugore, monitorimi i sigurisë me mjete teknike që do të ndikonte edhe në zbulimin e aksidenteve pa autorë, transporti publik dhe fenomeni i transportit ilegal si dhe bashkëpunimi në vlerësimin e rrugëve në aspektin e sigurisë para se ato të lëshohen në qarkullim, ku bashkëpunimi ynë në këto fusha do të krijonte siguri më të madhe për qytetarët tanë”, tha Ahmeti.

Ministri Lekaj e ka siguruar kolonel Ahmetin se bashkëpunimi nuk do të mungojë, dhe se ai duhet të jetë reciprok dhe efektiv ndërmjet dy institucioneve që t’u jepet zgjidhje këtyre ngecjeve, në mënyrë që të ofrohen shërbime dhe siguri maksimale në trafikun rrugor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat