Zhdukja e Pal Hisenit – flet menaxheri i qebaptores ku hëngri bukë

Aktuale

Zhdukja e Pal Hisenit – flet menaxheri i qebaptores ku hëngri bukë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:26
Pal Hiseni i cili u zhduk dje në mesditë në qytetin e Gjakovës.

Nxënësi 15-vjeçar Pal Hiseni i cili u zhduk dje në mesditë në qytetin e Gjakovës, kishte shkuar me nënën e tij deri te qebaptorja ‘Jaki Grill’ për të ngrënë bukë.

Pasi del nga makina, ai hyn në këtë qebaptore për të ngrënë. Kishte porositur 8 qebapa. Kishte qëndruar aty rreth 30 minuta.

Saktësisht në orën 12:30 kishte dalë prej aty. Kamerat e sigurisë së qebaptores tregojnë se Pali nga qebaptorja kishte dalë matanë rrugës.

Media ka kontaktuar me menaxherin e qebaptores, Ndrec Komoni, i cili e ka konfirmuar se Pali kishte qenë aty për të ngrënë.

“Policia ishin këtu, dhe i kthyem kamerat (xhirimet) dhe shihet që ai ka ardhë këtu në orën 12:00, ka hangër drekë dhe në 12:30 ka dalë. Kamerat e kanë parë që ka dalë deri përtej rrugës”, ka rrëfyer për Insajderin menaxheri i qebaptores.

“Ai ka ardhur vetëm aty, i ka porositë 8 qebapa, ka thënë që është pak për ngutë”, ka shtuar ai.

Për më tepër, të njëjtin rrëfim e ka dhënë për Insajderin edhe Nik Hiseni, babai i 15-vjeçarit të zhdukur. Ai ka thënë se deri më tani nuk kanë asnjë informacion për djalin.

Gjithashtu, mediaka kontaktuar edhe me drejtorin e gjimnazit “Hajdar Dushi”, ku Pali ka qenë nxënës.

Drejtori Bedri Cahani ka thënë se Pali nuk ka pasur asnjë problem me nxënësit, por ka qenë shumë i dashur për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat