Limaj pret konstruktivitet nga opozita në temat nacionale

Aktuale

Limaj pret konstruktivitet nga opozita në temat nacionale

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:55
Fatmir Limaj dhe Per Strand Sjaastad

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilin e njoftoi për qasjen e qeverisë përballë temave nacionale dhe punëve të ekzekutivit.

Me këtë rast, Limaj tha se për çështje nacionale, siç është dialogu me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi, duhet arritur konsensus sa më të gjerë.

“Qasja e Qeverisë së Kosovës në raport me opozitën dhe Kuvendin do të jetë ndryshe nga qeveria e kaluar. Ne do të provojmë të arrijmë konsensus sa më të gjerë në temat nacionale, dhe në këtë drejtim ne presim që edhe partitë opozitare të jenë konstruktive. Sikundër që do të jemi transparentë dhe me të hapur me Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Limaj vlerësoi lart kontributin dhe ndihmën që shteti norvegjez po jep për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Ndërsa, diplomati Sjaastad tha se Norvegjia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, duke ofruar ndihmë në avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat