Këpucët e 30 eurove, që e bëjnë të ndihet rehat Ramush Haradinajn

Aktuale

Këpucët e 30 eurove, që e bëjnë të ndihet rehat Ramush Haradinajn

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 15:30
Ramush Haradinaj

Politikanët janë çdo herë cak i medieve të ndryshme, për veprimet e tyre por në të njëjtën kohë emri i tyre jo rrallë herë lakohet edhe për pamjen e tyre të jashtme, e sidomos rreth asaj se çka kanë përzgjedhur të veshin në paraqitjet publike.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në paraqitjet e tij publike, është veçuar në vitet e fundit për këpucët të cilat ai i përdorë. E veçanta e tyre qëndron në formën të cilën ato e kanë. Këpucë me rreth më të lartë dhe më të fryera nga para janë preferencat e kryeministrit Haradinaj. Tashmë ka vite që Haradinaj e përdorë llojin e njëjtë të këpucëve.

Por për ata të cilët nuk e kanë idenë se për çfarë këpucë bëhet fjalë, ne mund të u’a lehtsojmë duke e dhënë përshkrimin. Këpucët e Haradinajt janë të ngjyrës së zezë, klasike dhe dallohen për shkak të rrethit të tyrë të lartë i cili e tërheqë vëmendjen. Kurse pjesa e përparme e tyre është më e gjerë.

Me siguri për shkak të komoditetit që ndihet Haradinaj në këpucët e tilla, ai ato i ka bartur edhe në takimet e ndryshme të cilat i ka zhvilluar, si me përfaqësuesit vendor po edhe me ata ndërkombëtar. Këtu mund të përmendim takimet e ndryshme si me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, Princ Lekën II e gjithashtu takimet që i ka pasur në Bruksel me krerët evropian, shkruan Mediat Shqiptare.

Në një prononcim para disa muajsh Haradinaj është pyetur në lidhje me këpucët e tij . Ai është përgjigjur se ka vite që preferencat e tij përkojnë në atë lloj të këpucëve dhe nuk e ka në plan të ndryshojë shijën. 

Por, për dallim prej shumë politikanëve të tjerë të cilët vendosin që të përdorin marka të hauaja, e që janë domosdoshmërisht edhe të shtrenjta, Haradinaj ka deklaruar se këpucët e tij janë prodhim vendor. Nga kjo është kuptuar se Kryeministri është një blerës i vazhdueshëm i brendit të këpucëve, “SOLID Shoes”, e cila prodhon këpucë për tregun shqiptar dhe më gjerë.

Fabrika e prodhimit të këpucëve “SOLID Shoes” ka vite që operon në tregun kosovar, me qendër në qytetin e Therandës.

Në një prononcim për Mediat Shqiptare, përfaqësues nga SOLID kanë thënë se Haradinaj është blerës i rregullt në fabrikën e tyre dhe se çdo herë ai është ndarë i kënaqur me produktet e tyre. Në mes tjerash përaqësues nga SOLID shprehen se tash së fundmi, produktet e tyre ka vendosur që t’i përdorë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në bashkëbisedim me përfaqësues nga fabrika e prodhimit të këpucëve, është bërë e ditur se çmimi i këpucëve të Kryeministrit, sillet rreth vlerës së 30 eurove dhe se kryeministri i ka paguar ato çdo herë kur ka blerë këpucë të SOLID-it. Nga kjo kuptohet se Haradinaj nuk është i pasionuar pas brendeve dhe markave aq sa i kushton rëndësi komoditetit apo rehatisë.   

Nëse shumë prej njerëzve kanë qenë kurioz të e kuptojnë të vertetën rreth këpucëve të Kryeministrit, e vërteta është se ai është një konsumues i produktit vendor dhe i kushton rëndësi mënyrës se si ndihet, shkruan Mediat Shqiptare.

Paraqitja e jashtme e zyrtarëve politikë, ka qenë dhe do të jetë çdo herë temë diskutimi, siç edhe ka rënë në syrin e medieve lloji i këpucëve të Kryeministrit. Kjo sigurisht pa dëshirën e tij pasi që ai nuk e preferon laramaninë dhe tendencën për të ra në sy, përmes pamjes së jashtme.

Diçka krejt tjetër mund të quhet për homologun e tij nga Shqipëria, Edi Ramën i cili shpesh herë në paraqitjet e tij publike ka ditur që qëllimisht ta tërhekë vëmendjen e medieve dhe opinionit me këmishat e tij apo edhe në rastin konkret me këpucët. Kryeministri Rama, qëllimisht i’a ka huqur përdorimin e këpucëve me vendin ku ka qëndruar.

Në këtë kuptim kombinimi i veshjeve të tij ka qenë totalisht antagonist. Në rastin konkret kombinimi i kepucëve klasike, me veshje sportive ka qenë moment i cili është diskutuar shumë në Shqipëri, kur Rama kishte shkuar në takim me banorë të qytetit të Fierit.

Pra për dallim prej Ramës, Haradinaj nuk e pëlqen ekstravagancën. Ndoshta kjo edhe prej natyrës se si është krijuar personaliteti i tij. Një njeri që e pëlqen klasiken dhe shquhet për zakone e tradita, me tipare më shumë burrërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat