Arrestohet personi që kishte sulmuar drejtorin e Burgjeve, Sokol Zogajn

Aktuale

Arrestohet personi që kishte sulmuar drejtorin e Burgjeve, Sokol Zogajn

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 15:40
Sokol Zogaj

Policia e Kosovës në kuadër të Europool-it ose ndryshe Fast Kosova, në bashkëpunim me Policinë gjermane kanë arritur të arrestojnë personin i cili muaj më parë kishtë sulmuar drejtorin e burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj.

Burime të afërta  me Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se pas lokalizimit nga njësitë aktive të personave të arratisur në Policinë e Kosovës është zbuluar se Blerim Abdullahu, është personi i arrestuar për sulmin ndaj Sokol Zogajt.

Ndërkohë kujtojmë se para disa mujash Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, është sulmuar nga persona të panjohur para banesës së tij në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Pas këtij sulmi kishin reaguar edhe krerët e shtetit e madje edhe EULEX të cilët kanë kërkuar që sa më parë të gjendet personi që ka sulmuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, duke bërë thirrje për hetim të rastit dhe gatishmëri për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat