Abazi: “Kosova e Re”, kundër interesit të qytetarëve

Aktuale

Abazi: “Kosova e Re”, kundër interesit të qytetarëve

Nga: A.S Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Analisti Haki Abazi thotë se Marrëveshja për Termocentralin “Kosova e Re”, është kundër interesit të qytetarëve.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Abazi ka shkruar se kjo marrëveshje përjashton masat mbrojtëse të mjedisit dhe shkatërron ujin dhe ajrin.

Ku komenti i tij i plotë në Facebook:

Termocentrali i qymyrit- Vendim kunder interesit të qytetareve dhe interesit të vendit.

Marreveshje jotransparente dhe sekrete pa diksutim publik per Termocentralin e Ri eshte kunder interesit të qytetareve dhe shendetit publik, eshte kunder shendetit publik sepse perjashton masat e mbrojtjes se mjedisit dhe shkaterron ujin, ajrin dhe token per 40 vitet e ardheshme; e ngrit cmimin e rrymes per se paku 35% pa llogaritur kostot eksternale dhe kjo i faturohet qytetarit , e rendon procesin e arritjeve të standardeve sipas direktivave të BE dhe marreveshjes se Parisit, e tregon paaftesine per të zhbllokuar dhe integruar sistemin e transmisionit me Shqiperine dhe e pamundeson konkurencen e teknologjive per energji të ripertritshme.

Edhe pse 15 vite dhe me miliona dollare të shpenzuara asnjehre nuk eshte perfunduar studimi Bankes Boterore per ndikimin social dhe mjedisor e as studimi I fizibilitetit financiar ekonomik.

Kjo marreveshje eshte e mire vetem per perfituesit e saj dhe ata nuk jane as Kosova e as qytetaret e saj dhe kjo marreveshje eshte e pamundur të implementohet. Nenshkruesit e saj do te pergjgjjen para ligjit nje dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat