Lajmërohet “Syri i Popullit”, ja çfarë thonë për Albin Kurtin e Dardan Molliqajn

Aktuale

Lajmërohet “Syri i Popullit”, ja çfarë thonë për Albin Kurtin e Dardan Molliqajn

Nga: B.S Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:27
"Syri i Popullit"

Kohë më parë, në Kosovë ishte shfaqur një organizatë, e cila veten e quante “Syri i Popullit”. Si mision te vetin ajo kishte likuidimin e figurave të rëndësishme politike e publike në Kosovë.

E sot, përmes një komunikate dërguar mediave, kjo organizatë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Organizata  "Syri i Popullit" me vemendje po i percjell zhvillimet brenda Levizjes Vetevendosje, me të cilen jo veq qe kemi bindje politike te njejta, po edhe kauzë te përbashket për bashkimin e vëllezërve e motrave tona të përhumbuna gjithandej botes se civilizune”, thuhet ndër tjera në konunikatën e kësaj organizate, përcjellë “Bota sot”.

Ja komunikata e plotë:

KOMUNIKATE

Organizata  "Syri i Popullit" me vemendje po i percjell zhvillimet brenda Levizjes Vetevendosje, me të cilen jo veq qe kemi bindje politike te njejta, po edhe kauzë te përbashket për bashkimin e vëllezërve e motrave tona të përhumbuna gjithandej botes se civilizune.

Edhe pse Vetevendosje ka ba shume gabime, tu e lanë në mëshiren e shpirtshitunve edhe ideologun e saj, Sadri Ramabaja, qe pa drejte po mbahet ne burg, na i qendrojme prapa levizjes se Albin Kurtit dhe krahut te tij, sepse kurrenihere nuk i kane braktisur idealet patriotike.?Organizata jone kombetare ban thirrje te bashkeveprimtaret e vet ne Levizjen Vetevendosje qe te mos dorezohen para shantazheve te atyne qe veq emnat i kane dardana e dukagjina, se veprimet gjithmon i kane pas qellimkqija per lëvizjen.

Na mbesim me shpresen se partia e zemres e gjithe shqiptarise nuk do dorezohet para atyne qe ne politike jane vetem per ta zhvatur popullin.

Zedhenesi i Organizates "Syri i Populit"

Shpati 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat