“Partitë politike shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore”

Aktuale

“Partitë politike shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:11
Imer Mushkolaj

Edhe 10 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova nde nuk ka të miratuar Ligjin për Qeverinë e vendit.

Në seancën e fundit të Kuvendit ishin shumë zëra deputetesh nga pozita dhe nga opozita, ku në mënyrë ultimative kërkuan nga Qeveria e Kosovës, bërjen e këtij ligji, për të eliminuar lojën e pazarëve politike të koalicioneve pas zgjedhore.

Duke folur rreth asaj se a do të bindet Qeveria Haradinaj që në krye të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ta bëjë më në fund edhe Ligjin për Qeverinë e Kosovës, analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë për “ Bota sot” se Ligji për Qeverinë duhet miratuar sa më shpejt.

“Duket se për këtë nuk ka vullnet politik, ngase partitë politike duan t'i shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore për të akomoduar njerëz dhe për të përfituar. Ligji do të rregullonte shumë gjëra dhe do ta kursente buxhetin e Kosovës”, ka thënë analisti politik Mushkolaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat