Driton Selmanaj ka një ‘mesazh për Ramush Haradinajn rreth Demarkacionit

Aktuale

Driton Selmanaj ka një ‘mesazh për Ramush Haradinajn rreth Demarkacionit

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:54
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka folur për çështjen e demarkacionit dhe atë se a do të arrijë që kjo çështje të kalojë. Selmanaj ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka kapacitet politik që ta kalojë këtë çështje.Sipas tij Qeveria Haradinaj po e shtynë çështjen e demarkacionit në mënyrë që të ketë jetëgjatësi.

“Ramush Haradinaj nuk ka kapacitetin politik që ta kalojë çështjen e demarkacionit, ai vetëm do ta shtyje këtë çështje, dhe në këtë mënyrë që kjo Qeveria e tij të ketë një jetëgjatësi”, ka thënë ai. Ndryshe, Driton Selmanaj ka thënë se LDK do të votojë pro Demarkacionit në qoftë se kjo Qeveri i ka numrat për ta kaluar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat