Selmanaj: Haradinaj do ta votojë Demarkacionin për të mbetur në qeveri

Aktuale

Selmanaj: Haradinaj do ta votojë Demarkacionin për të mbetur në qeveri

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 21:23
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se qeveria e Ramush Haradinajt, do të rrëzohet më së largu në pjesën e parë të këtij viti.

Ai për këtë, tha se mund të ndodhë që edhe vetë PDK-ja ta bëjë një gjë të tillë.

Selmanaj kritikoi qeverinë se po e zgjeron edhe më tutje numrin e veteranëve, duke dhënë libreza të reja për veteranë.

Madje, deputeti i LDK-së, thotë se për të qëndruar në krye të këtij institucioni, Haradinaj do ta votojë edhe ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.

Selmanaj foli edhe për pagesën e rrymës që qytetarët kanë paguar për pjesën veriore të vendit, duke thënë se për këtë qytetarët duhet të kompensohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat