Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

Aktuale

Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 21:56
Kuvendi i Kosovës

Marrëveshja e arritur mes Mali Zi dhe Kosovës, pritet që së shpejti të shkoj në Kuvend për t’u  votuar si i tillë.

Kryeministri Haradinaj javë më parë, kërkoi nga deputetët të votojnë atë.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj shpjegon se si do të votohen në Kuvend, vetëm marrëveshja e vejtur, apo edhe raporti i Komisionit të ri.

Thitë se javën e ardhshme pritet të dërgohet në Komision për t’u analizuar dhe më pas të procedohet në kuvend.

Ndërsa anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti thotë se Komisioni i ri nuk ka dërguar asgjë të re në raport.

 “Ky komision nuk ka mandat për marrëveshje të re. E ka marr mandatin për ta shikuar punën e komisionit paraprak. Për mendimin tim është gabim sepse ai ka qenë komision shtetëror, ka qenë një komision i cili ka përgatit një marrëveshje, po ashtu ka qenë një komision tjetër ndërkombëtar që e ka aprovu punën e atij komisioni.

Ne si PDK e kemi pasur një qëndrim në lidhje me këtë dhe nuk e kemi ndryshuar. Është përgjegjësi e kryeministrit dhe e gjithë spektrit politik që ta analizoj gjithë situatën dhe të veproj në përputhje me interesin qytetar.

Në mandatin e kaluar qeverisës, që ishte i përbërë nga PDK, Lista Serbe dhe LDK, marrëveshja e demarkacionit as që u qit në votim për shkak se opozita, pjesë e së cilës ishte vet Ramush Haradinaj patën përdorur edhe gazin lotsjellës për ta penguar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat