Deputeti i Vetëvendosjes del kundër Visar Ymerit: Ai nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes del kundër Visar Ymerit: Ai nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës

Nga: B.S Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 22:36
Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka dalë kundër kryetarit të kësaj partie Visar Ymeri.

Ai në një postim në facebook, e ka kundërshtuar Ymerin, pas deklarimeve të këtij të fundit të njërën nga emisionet televizive.

“Po demokracia nuk është vetëm procedurë por është edhe procedurë. Ndaj ne duhet t’i ndjekim procedurat tona të brendshme demokratike. Nuk barazohet procedura që na e imponojnë institucionet e kapura me procedurën në një subjekt demokratik si Lëvizja VETËVENDOSJE! Në këtë kuptim çka tha sot Visar Ymeri nuk është qëndrimi i shumicës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Madje ato janë të njëanshme dhe nuk paraqesin të vërtetën e plotë”, ka shkruar Aliu, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Definicioni i demokracisë së brendshme aplikohet nëpërmjet mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, zbatimit të frymës dhe gërmës së statutit edhe përmes zgjedhjeve të brendshme. Ku çdokush ka të drejtë të kandidojë për Kryetar të Lëvizjes përfshirë dhe Albin Kurtin.

Antidemokratike madje në kundërshtim të frymës e gërmës e statutit është që dikush brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! të vendosë kushte, e madje të shantazhojë me tendencën për të eliminuar dikë nga kandidimi për kryetar. Kjo jo vetëm që është e papranueshme por është e dënueshme.

Po demokracia nuk është vetëm procedurë por është edhe procedurë. Ndaj ne duhet t’i ndjekim procedurat tona të brendshme demokratike. Nuk barazohet procedura që na e imponojnë institucionet e kapura me procedurën në një subjekt demokratik si Lëvizja VETËVENDOSJE!

Në këtë kuptim çka tha sot Visar Ymeri nuk është qëndrimi i shumicës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Madje ato janë të njëanshme dhe nuk paraqesin të vërtetën e plotë.

Kush thirret në unitet nuk pranon kushtëzimet.

Nga ana tjetër është e pakuptimtë të flitet për marrëveshje a konsensus jashtë organeve të saj kur Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka Këshillin e Përgjithshëm legjitim të zgjedhur nga vota e lirë dhe demokratike e anëtarësisë së saj.

Për këdo nga ne kapërcimi i organeve tona legjitime është sulm ndaj demokracisë së brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat