Anëtari tjetër i VV-së kundër Ymerit: Mesazhi i Ymerit ishte ‘Albini jo e unë ndoshta’

Aktuale

Anëtari tjetër i VV-së kundër Ymerit: Mesazhi i Ymerit ishte ‘Albini jo e unë ndoshta’

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 22:49
Visar Ymeri dhe Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes Hysen Durmishi ka reaguar ndaj intervistës së dhënë nga kryetari i partisë para pakë orëve.

Durmishi ka kundërshtuar fuqishëm fjalët e Ymerit që sipas tij fjalët e Ymerit thonë se Kurti nuk do të jetë më kryetar i VV-së e Ymeri ndoshta.

Postimi i plotë i Hysenit:

Nuk e di kush nuk do ta donte Albinin kryetar të Lëvizjes. E patëm kandidatë për Kryeministër dhe doli më i votuari në Kosovë. Vuçiqi doli hapur që vetëm Albini nuk bën të jetë Kryeministër. Interesant qysh dikush nuk dëshiron që Albini të bëhet kryetar i Lëvizjes.

Mesazhi i Visarit sonte ishte ky: Albini jo e unë ndoshta.

Visar, është antidemokratike që nuk thirret mbledhja e Këshillit të përgjithshëm e as nuk e vazhdove mbledhjen e Kryesisë e në ndërkohë del e flet në Rubikon. Zgjedhjet e brendshme do të shpallen dhe unë ju ftoj që të kandidoni lirisht. Secili nga anëtarët komisionit zgjedhor të përgjithshëm e edhe unë si anëtar i KZP ju garantojmë fushatë fer dhe të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat