Reagon deputetja Fitore Pacolli: Visar Ymeri nuk e paraqet unitetin e partisë, unë nuk pajtohem më të

Aktuale

Reagon deputetja Fitore Pacolli: Visar Ymeri nuk e paraqet unitetin e partisë, unë nuk pajtohem më të

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 22:50
Fitore Pacolli

Edhe deputetja Fitore Pacolli ka dalë kundër liderit të VV’së, Visar Ymeri. Ajo ka thënë se Ymeri nuk e paraqet unitetin e partisë, me të cilin, siç ka thënë ajo edhe nuk pajtohet. “ Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to”.

Ky është reagimi i plotë i Pacollit:

Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim.

Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to.

#prodemokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat