Edhe Albulena Haxhiu i reagon Visar Ymerit për Albin Kurtin

Aktuale

Edhe Albulena Haxhiu i reagon Visar Ymerit për Albin Kurtin

Nga: Bota sot Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:11
Albulena Haxhiu

Pas intervistës së liderit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka reaguar edhe deputetja Albulena Haxhiu, e cila ka kundërshtuar atë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ajo ka thënë se ai që thirret në demokraci, duhet ta lejojë zhvillim e saj dhe jo ta pengojë, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se për të është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidim i Albin Kurtit për kryetar.

Postimi i plotë:

Demokracia nënkupton edhe shprehje të lirë të vullnetit. Ata që thërrasin për demokraci, duhet ta lejojnë zhvillimin e saj, të mos e pengojnë atë.
Për mua si aktiviste e deputete, është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, këtë e them hapur dhe me zë të lartë sa herë të jetë nevoja.

Dhe jo vetëm për Albinin, kushëdo që do të kandidoj për Kryetar të Lëvizjes, e ka këtë mundësi bazuar në dokumentet tona themeltare.

Sa më shumë aq më demokratike. Tek e fundit, anëtarësia jonë janë ata që vendosin, jo aklamacioni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat