As Xhelal Sveçla nuk pajtohet me deklaratat e Visar Ymerit

Aktuale

As Xhelal Sveçla nuk pajtohet me deklaratat e Visar Ymerit

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:20
Xhelal Sveçla

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj kryetarit aktual të partisë, Visar Ymeri, pas intervistës së dhënë sot nga ai, ku ka folur për përçarjen e partisë.

Ymeri ka thënë sot ekziston mundësia që Vetëvendosje të ndahet, nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve dhe aktivistëve të saj. Ai po ashtu ka thënë se Albin Kurti nuk mund ta privatizojë partinë.

"Demokracia e brendshme nuk jetësohet duke e anashkaluar procedurat, mbledhjet dhe rregullat që kemi zbatuar çdo herë", ka thënë Sveçla, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

"Ne kemi kërkuar të mbajmë mbledhje të kryesisë e ato janë shtyrë apo nuk janë mbajtur. E këtë besoj tashmë e kanë lexuar të gjithë në letrën që i kam drejtuar kryesisë", ka thënë ai.

"Tash dëgjuam në TV sesi as Këshilli i Përgjithshëm nuk duhet të mbahet tash por në një kohë tjetër. U tha se nuk është i dobishëm diskutimi në Këshill të përgjithshëm. E po ashtu këtë diskutim nuk e ka bërë asnjëherë më parë në mbledhje të kryesisë por sot e pamë në TV", ka komentuar Sveçla.

"E si. përmes të ashtuquajturave rrugë konsensuale? Si? Albini nuk bën e unë, Visari ndoshta ...", ka shkruar ai.

"Disa individë dojnë t'ia imponojnë qëndrimet dhjetramijëra aktivistëve. Le të flasin këta dhjetramijëra aktivistë, në këshillin e përgjithshëm përmes delegatëve të tyre, e veç e veç përmes votës në zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Kurse këta të deklarohen a janë pronarë, a kanë drejtë vetoje apo të drejtë shantazhi", ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat