Abazi tregon planin e SHIK-ut për ta përçarë Vetëvendosjen, ja si po shantazhohen Ahmeti dhe Molliqaj

Aktuale

Abazi tregon planin e SHIK-ut për ta përçarë Vetëvendosjen, ja si po shantazhohen Ahmeti dhe Molliqaj

Nga: A.S Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 09:49
Dardan Molliqaj dhe Shpend Ahmeti

Analisti Haki Abazi fajëson njerëzit e SHIK-ut për fillimin e përçarjeve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai thotë se rënia drastike e PDK-së në zgjedhjet qendrore dhe në ato lokale ka frikësuar njerëzit e këtij subjekti politik.

Për këtë sipas tij, SHIK-u është mobilizuar për të përçarë Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që zgjedhjet qendrore ajo doli partia më e madhe në vend.

Kurse, njerëzit që po shfrytëzohen nga SHIK-u, sipas Abazi janë: Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj.

Image
Haki Abazi

Ky është postimi i tij i plotë:

Skenari i SHIK per skenen politike ne Kosove

Ngritja e VV ne skenen politike dhe kthimi i plote i LDK ka kercnuar SHIK dhe ekzistencen e tij dhe ne anen tjeter ka sjellur perfundimin e PDK. Por ky konfigurim natyror i skenes politike po kundershtohet me skenar te SHIK ne menyre perfide. Ata kane gjetur anen e dobet te individeve dhe ambicjeve te tyre per te ardhur ne pushtet edhe si marioneta te grupeve e kalaneve qe kane kontrolluar procese ne Kosove nga nentoka e Kosoves. Ata nuk e kane te lehte te pranojne qe koha e tyre po perfundon dhe nje dite do te jene pergjegjes per ato qe kane bere duke demtuar shtetndertimin dhe duke qene perfitues te shitjes se pasurise dhe korrupcionit ne vend. Si nderlidhet kjo me ate cfare po ndodhe ne skenen politike ne vend. Ne anen e LDK ata besojne se kane kontrollin e majftueshem njerez qe kane instaluar permbrnada partise ne nivele te ndryshme dhe kane po ashtu numer te mjaftueshem qe ju kane zene "bishtin me dere" dhe nuk kane asnje mudesi per te mos vepruar ashtu siq ju thuhet. Pra per ata LDK eshte mjaftueshem e kontrollueshme dhe meqe asnjehre nuk jane gjetur urdehruesit e vrasjeve te nejrezve kyc ne LDK kjo projekton frige per kedo qe te ballafaqqohet kunder forces dhe te keqes qe SHIK dhe strukturat e lidhura me shikun e qe mund te jene paramiliatare apo si quhen te "te zinjet".

Ne anen tjeter VV duke qene parti e majte dhe shume me e sofistikuar ne percaktimin politik dhe nje profilizim e organizim unik ne rajon edhe pertej po behet rrezik ekzistencial i krahut politik te SHIK-ut, pra PDK. renja drastike deri ne humbje e popullariteti nuk e ka parandaluar nentoken e Kosoves te bej plane dhe te rekrutoj njerez nga VV per te filluar perqarjen qe po e shohim sot. Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj jane te shantazhuar por edhe me vullent per te arritur ne majat e poltikes, jane vene ne sherbim te agjedes se ndarjes se partise ne rast se nuk arrijne ta marrin ate. Ky ka qene skeanri per LDK gjithashtu, vrasje te fetyrave kyqe, shantazhim te atyre qe kane mundur dhe instalim te figurave per sabotim dhe marrje te "kalase nga brenda". Ceshtja e kontrollit te debatit dhe mugeses se demokracise se mbrendshem mund te jete valide por ky nuk mund te jete shaku i tentimit te eliminimit te lidershipit. Aq me teper qe derisa Dardan Molliqaj ishte sekretar nuk kishte tendenece per te ekspozuar cfaredo anomalie te komunikimit apo vendimarrjes se mbrendshem. Jo pse ishte ndyrshe ose i mire atehere por ndjehej komod qe si nje virus i mbrendshem te veproje permbrenda organizimit per te krijuar celulat e veta. Sabotimi dhe eliminimi i njerezve pro Kurtit ne terren dhe lansimi i genjeshtrave dhe krijimi i paranojave politike duke krijuar kundershtare politike kane qene veprime taktike dhe mjete te veprimit per strategjine e Shpendit me Molliqaj.

Kjo metode e veprimit eshte pare gjitashtu ne menyre te njejte ne garen per komunen e Prishtines ne zgjedhejt lokale. PDK dhe SHIK jane vene ne veprim per fitoren e Shpendit per te mbajtur poziten e forte mbrenda partise. Duke e vene edhe Buzhalen si mekanizem per kudershti per te krijaur popullaritet per ta. Dhe jo rasteisht sot Buzhala eshte vene ne ndjekje dhe demaskim te Albinit dhe VV. Ne fakt kjo pozite e klanit Cocal Cola Zero nuk eshte as e qendrueshme e as forte, eshte nje shtepi prej letre. Asgje ne kete mes dhe ne kete ekosistem te veprimeve nuk eshte a parimore e as e drejte e as e ndershme por sidomos nuk eshte parimor fakti qe kane vendosur ta godasin Albinin dhe VV dhe te eskalojne me qellim situaten duke e bere viktime Aiden kur Albini gjendet ne burg. Kjo pandershmeri eshte po aq jo njrezore sa edhe "lotet e krokodillit" qe Shpendi e Molliqaj po i derdhnin per Astrit Deharin, keqperdrimine familjes se tij dhe e viktimat tjera. Turpesi e ngritjes ne politike nepermjet patetizmit dhe mbi gjakune e te tjereve. Kjo shihet nga qielli. Qetesia me te cilen po veprohet besoj ka nje skenar te dyte me shume alterantive prej te cilave duhet ruajtur me kujdes aktivistet dhe vendimarresit. Nga vendimi i gjyaktes supreme per rastin e rezultati te zgjedhjeve ne Prishtine, eshte e qarte qe kjo gjyakte qe eshte nen kontrollin e Kadri Veselit ka pamundesuar rinumrimin dhe hapje kutive duke i bere favor Shpendit. Jam i bindur qe marreveshja ekziston qe Gjyakta Supreme e parandalon kerkesen e LDK por borgji eshte per te vepruar ne menyre te orkestruar per ta kthyer kur VV kapet apo kur ndahet. Pyetja eshte a ka bere marreveshjen Rrahim Pacolli apo emri i tij nuk tiglellon Frengjisht mjaftueshem dhe eshte dashur te intervenohet nga nejrezit qe e qmontuan EULEX. E di po tingllon shume e sofistikuar per nejrez qe ne i njohim e qe nuk kane kapacitet me i lidhe dy fjale por duhet shruar kush eshte pas tyre dhe si eshte e mundur qe keta analfabet kane kapur cdo cep te institucineve te Kosoves. Keta nuk jane vet qe nga Rambuje e tutje. Duhet pyetyr Shpendin ne c'takimka shkuar tre dite pasi qe eshte zgjedhur kryetar dhe kush i ka thene qe ndarja nga VV eshte nje parakusht i pelqyer per te siguraur perkrahjne e tyre. Kater vite pas ky skenar po realizohet pikerisht ne formen qe eshte perdorur skeanri per shkatrrimine LDKs. Tani parashikimet jane duale nga ketu ka mudesi qe sistemi gjyqesore i kapur do ta denoje Albinin me shume vjet burg per ta pamundesuar komunikimin efektiv te tij dhe per ta ktheyr masen perkrahesve ne klandestine poltik qe nga hidherimi do te reagojne duke bere rremuje qe i jep SHIK dhe nentokes Kosovare te veprojne kunder tyre dhe te realizojne trasnicionin e lidershipit ne nje marionete te frikesuar udhehqesish qe i kane duar e lidhura por qe do te jete vone pasi ta kene kuptuar dhe ana tjeter e skenarit eshte qe ne menyre aktive te krijojne kriza nepermjet elementeve te shitur duke reduktuar mudesine e kthejelljes se VV.

Nuk ka ndonje zgjeidhje ideal nga ketu por ka nje proces konsistent. Ashtu siq LDk ka bere balle goditjeve duke ju flenderuar nejrezve dhe votuesve dhe sot ka shanse shume me te mire te reformohet totje uke kosoliduar edhe infrastrukturen e mbrendshme dhe oferten poltike dhe ate zhvillimore, VV gjitashtu duhet te mabje bashke nukleusin e votuesve duke qene konsistetnet ne projeksionin dhe oferten e saj antikrim dhe antikrrupcion. Ne kete proces hapsira per Shpendin Dardanin dhe paraziteve tjere politike shkon duke u demaskuar dhe duke u zvogluar deri ne masne neglizhente ashtu siq ka ndodhur me nejrez te ngashem qe kane qen si shoku " Zylo". Ngritaj e pandershme e ka nje renje shume te pandershme. Por nga ketu leksionet per Albinin dhe udhehqesve te tjere te sinqerte te VV duhet te jene ne funskion te hapjes dhe trasprences politike dhe angazhimit aktiv dhe demaskim publik e jo mshehje te veprimeve destruktive te nejrezve siq eshte lloji i Dardan Molliqaj. Veprimet e se cilit kane minuar penetrimin ne terren per shume vite dhe betejat e tij dhe kualifikimet e te tjereve si SHIK kane pase per qellim mshehjen e tij dhe perkatesise se veprimeve te tij dhe klanit Coca Cola Zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat