Thaçi: Komandant “Kapuçi” ishte frymëzim për ushtarët në çdo betejë

Aktuale

Thaçi: Komandant “Kapuçi” ishte frymëzim për ushtarët në çdo betejë

Nga: Bota Sot Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:14
Mujë Krasniqi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar 19-vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Komandant “Kapuçi” me guximin e tij ishte frymëzim i ushtarëve në çdo betejë, përcjell Bota sot.

Më poshtë postimi i plotë i Thaçit:

U bënë 19 vjet nga rënia heroike e komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij. Komandant “Kapuçi” me guximin e tij ishte frymëzim i ushtarëve në çdo betejë. As plagët në trup nuk e ndalnin të qëndronte në frontet e luftës pranë tyre. Rënia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. HTH/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat