Gjykata e Apelit i konfiskon pasuri një milion euro ish-gjyqtarit

Aktuale

Gjykata e Apelit i konfiskon pasuri një milion euro ish-gjyqtarit

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:22
Gjykata e Apelit e Kosovës

Të akuzuarit Kolë Puka i vërtetohet dënimi më burgim dhe konfiskimi i pasurisë më vlerë mbi një milion euro.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur sipas ankesave në rastin e të akuzuarit Kolë Puka.  Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 28.06.2017, në pjesën më të madhe të tij është vërtetuar.

“Kështu, për veprat penale ‘Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore’, nga neni 432 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar’, nga neni 422 i këtij kodi, si dhe veprën penale ‘Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i pastrimit të terrorizmit’, i akuzuari është dënuar më 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 3.000 (tre mijë) euro gjobë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Sipas Gjykatës, atij i është ndaluar ushtrimit i  funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit, në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

“Nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë e përfituara nga  kryerja e veprës penale më vlerë mbi një milion euro ( 1.000.000.00 ) dhe atë, një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria  (në të cilën është e ndërtuar një shtëpi) në Ulqin, të Malit të Zi, në sipërfaqe prej 308m2, , patundshmëria (livadh) po në Ulqin, në sipërfaqe prej 171m2, ,  një lokal afarist në Klinë, një automjeti “Audi A6”, si dhe mjetet financiare nga shtija e dy lokaleve afariste”, thuhet më tej në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat