Hoti-Haradinajt: S`është e vërtetë që patëm më shumë zv.ministra

Aktuale

Hoti-Haradinajt: S`është e vërtetë që patëm më shumë zv.ministra

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:52
Avdullah Hoti

Lidhur me deklarimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se Qeveria e Isa Mustafës ka pasur më shumë zëvendësministra sesa kjo e tija, ka reaguar Avdullah Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i ka quajtur të pavërteta deklarimet e Haradinajt.

Ky është komenti i tij i plotë:

Per saktesi: ne Qeverine Mustafa ka pasur 47 zv.ministra. Ndoshta kane qene shume ne disa raste.

Por, tash jane afer 70. Kjo eshte e verteta.

Deklarimet ne kuvend te anetareve te qeverrse jane te paverteta.

Kerkoni qasje ne dokumente dhe vertetojeni. Mund te jene emeruar gjate gjithe mandatit te Qeverise me shume zv.ministra, por kane shkuar disa dhe kane ardhur te tjere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat