Haradinaj jep vërejtjen e fundit për ministrat

Aktuale

Haradinaj jep vërejtjen e fundit për ministrat

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë vërejtjen e fundit ministrave që nuk shkojnë në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Pasi deputetët patën disa kritika për ministrat që nuk ishin në seancën e sotme. “Çdo ministër që nuk është në seancë është kundër përcaktimit tim dhe qeverisë, si të veprojmë ndaj tyre do ta vendosim së bashku, ua kam thënë në Qeveri dhe partnerëve të koalicionit, le të jetë vërejtja e fundit për kolegët e mi ministra, të gjithë duhet të vinë në seancë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat