Selmanaj pyet Haradinajn: Ku i more paratë për blerjen e tokave në Gllogjan

Aktuale

Selmanaj pyet Haradinajn: Ku i more paratë për blerjen e tokave në Gllogjan

Nga: N.H Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:11
Driton Selmanaj. Foto: Bota Sot

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një pyetje për kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai ka pyetur Haradinajn se ku i ka marrë paratë për blerjen e tokave në Gllogjan në procesin e privatizimit.

“Edhe këtë e dëgjova në Kuvend. Kryeministri Haradinaj thotë: i kam ble disa toka në Gllogjan në procesin e privatizimit me kërkesën e bashkëfshatarëve të mi, që mos me i lan të huajt me hy aty. Arsyeja e dytë sipas Haradinajt është se baba i tij paska punu aty sa ka qenë fëmijë. Pyetja themelore është: Ku i more paratë Kryeministër?!”, ka shkruar Selmanaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat