Caritas ndan mirënjohje për zëvendëskryeministrin Limaj

Aktuale

Caritas ndan mirënjohje për zëvendëskryeministrin Limaj

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:21
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Caritasit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Caritasit në Kosovë. Me këtë rast ata edhe ia kanë ndarë një mirënjohje Limajt për kontributin e tij në rrugëtimin e Caritasit.

Zëvendëskryeministri Limaj e ka vlerësuar punën që po bën Caritasi në Kosovë, duke thënë se qytetarët e Kosovës në veçanti i ka shquar humanizmi.

“Misioni i juaj është i shenjtë. Humanizmi është mbi të gjitha. Kjo dukuri e ka karakterizuar popullin tonë. E kemi për obligim t'u ndihmojmë njerëzve në nevojë dhe të pa përkrahur. Ne jemi të interesuar t’ju mbështesim në vazhdimin e projekteve të mira dhe ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Caritasit në Kosovë, Don Viktor Sopi, e njoftoi zëvendëskryeministrin Limaj për punën e Caritasit. Ai tha se Caritasi është partner strategjik për institucionet e Kosovës. 

“Misioni ynë është t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ju ftoj ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë Don Viktor Sopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat