Media anlgeze: Kosova A, ndotësi më i madh në Europë

Aktuale

Media anlgeze: Kosova A, ndotësi më i madh në Europë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:42
Kosova A

Marrëveshja një miliard eurosh e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë amerikane, Contour Global, për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re do ta shpëtojë Kosovën nga ndotja e madhe e Kosovës A.

Pasi, sipas faqes angleze Energy Business Review, Kosova A është ndotësi më i madh i ambientit në Europë.

“Kosova e Re do të jetë zëvendësim për Kosova A, e cila besohet të jetë burimi më i madh i ndotjes së ambientit në Europë”, thuhet, pos tjerash, në këtë shkrim.

Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.

Me komponentin e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës.

“Arritja e marrëveshjes është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve, që në kushte të vështira arritën që t’i sigurojnë vendit të ardhme të sigurt energjetike dhe njëkohësisht kontratë që garanton arritjen e maksimumit për institucionet dhe popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat